Flash News

KRYESORE

Vrasja e shqiptarit në Bari, policia italiane po heton në dy pista

Vrasja e shqiptarit në Bari, policia italiane po heton në dy pista

Ndonëse dy autorët e vrasjes së Viktorjan Picakut u dorëzuan në polici vetëm pas 24 orëve, ngjarja mbetet ende e rrethuar me mistere.

Domenico Manzi 21 vjeç dhe kushëriri i tij Domenico Patruno 29 vjeç pranuan autorësinë e krimit por ende nuk kanë zbuluar motivet.

Pistat kryesore ku është përqëndruar prokuroria e Barit, janë ato për të kaluarën e shqiptarit dhe lidhjet e mundshme me krimin, por hetuesit janë përqëndruar edhe te konflikti për një vajzë italiane që çoir në vrasjen e shqiptarit për çështje pasioni.

Sa u përket rrethanave të ngjarjes, mediat italiane shkruajnë se vrasësit e ndoqën me motor dhe qëlluan nga pas të riun shqiptar, duke e lënë të vdekur në vend. Arma e krimit është një revolver, i sekuestruar tashmë nga policia.

Të fundit