Flash News

KRYESORE

Vrasja e shqiptarit në Greqi, Policia e Shtetit deklaratë: Humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit

Vrasja e shqiptarit në Greqi, Policia e Shtetit deklaratë: Humbi

Policia e Shqipërisë ka dalë me një deklaratë zyrtare për vrasjen e 39 vjeçarit shqiptar në Pogoni të Greqisë. Bëhet fjalë për shtetasin Altin Mulla, 39 vjeç, që sipas policisë greke, humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Policia shqiptare njofton se është në proces tëq vazhdueshëm me policinë greke, ndërkohë që Ministria e Jashtme po ndjek hapat e nevojshme me homologët grekë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit deklaratë për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Greqi

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit u informua nga Policia greke për vrasjen e një shtetasi shqiptar.

Sipas informacionit të Policisë greke, shtetasi A.M., 39 vjeç, humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri.

Policia e Shtetit është në proces të vazhdueshëm shkëmbimi informacioni me Policinë greke për këtë çështje.

Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe greke, Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar.

Të fundit