Flash News

KRYESORE

Vrasja e shqiptarit në Korfuz, dhëndri viktimës: Debati që zhvilluan një ditë më parë; kishte qenë i martuar dhe me një shqiptare

Vrasja e shqiptarit në Korfuz, dhëndri viktimës: Debati që

Dhëndri i Petrit Zifles, personi i cili u vra në Korfuz nga një prej përfaqësuesve të Agimit të Artë ka treguar se ai i njihte vrasësin dhe familjen e tij.

Ai ka treguar se vrasësi ishte një person problematik në fshat dhe se njihej si përdorues i drogave të lehta.

“E njoh vrasësin personalisht dhe familjen e tij.

Ka shumë probleme familjare. Ka qenë i martuar një herë me një shqiptare, dhe ka një fëmijë. Ka qenë i martuar për herë të dytë me një greke. Njihej si përdorues i drogave të lehta.

Vëllai i tij i madh donte të dërgonte ngushëllime.

Njihej si njeri i Agimit të Artë. Kishte dhe tatuazh të Agimit të Artë”, u shpreh Ardian Brahimaj në emisionin ‘Dritare’.

Ai ka treguar gjithashtu se sipas dëshmisë së banorëve një ditë më parë vrasësi dhe Petrit Zifle kishin debatuar mes tyre për Kacifas si dhe çështjen e Maqedonisë.

Të fundit