Flash News

KRYESORE

Vrasja e shqiptarit në Korfuz, Ministria e Jashtme kërkon hetim të plotë të ngjarjes

Vrasja e shqiptarit në Korfuz, Ministria e Jashtme kërkon hetim

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, në Korfuz të Greqisë. Zifle raportohet se është vrarë nga një anëtar i Agimit të Artë, i cili është arrestuar nga policia greke.

Ministria shqiptare përshëndet kapjen e autorit dhe bën thirrje për një hetim të plotë të ngjarjes.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz. MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbradhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në reagim.

Petrit Zifle raportohet se u vra nga shtetasi grek pas një debati të nisur për çështjet e emrit të Maqedonisë dhe Kostandin Kacifasit.

Të fundit