Flash News

KRYESORE

Vrasja e shqiptarit në Korfuz, politikani grek: Raciste, paralajmërimi që i bëri një ditë më parë

Vrasja e shqiptarit në Korfuz, politikani grek: Raciste, paralajmërimi

Petros Kostandinu, kreu i Lëvizjes Antifashiste të Greqisë në një lidhje për emisionin ‘Dritare’ të gazetares Rudina Xhunga ka dhënë detaje sa i takon vrasjes së 63-vjeçarit shqiptar Petrit Zifle në Korfuz.

Duke ju referuar dëshmitarëve, ai tha se një ditë më parë mes viktimës dhe autorit ka pasur një debat dhe se vrasësi e ka paralajmëruar që të mos i dal më përpara pasi do e shtrinte në tokë.

“Në radhë të parë mirëmbrëma, i shpreh ngushëllimet familjes. Kam vënë re krime raciste si kjo ngjarje.  Pikërisht ka qenë kjo deklarata, e cila ka sensibilizuar opinionin. Kjo vrasje është publikuar që nga momenti kur u gjet vrasësi. Bëhet fjalë për një vrasje raciste.

Në radhë të parë jam në dijeni dhe kam të dhëna se ka patur një debat për Maqedoninë.  Një bisedë kafeneje, por thuhet që autori i ka thënë Petriti po të të shoh do të shtrijë përtokë”, është shprehur Petros Kostandinu.

 

Të fundit