Flash News

KRYESORE

Vrasja e studentes greke, flet babai i shqiptarit: S’kam rritur një vrasës

Vrasja e studentes greke, flet babai i shqiptarit: S’kam rritur një

Babai i shqiptarit, njëri prej dy personave të përfshirë në vrasjen brutale të studentes 21-vjeçare në Greqi ka dënuar aktin e kryer nga i biri.

Duke folur për mediat greke, ai shprehet se ndjen dhimbje të dyfishtë, për vajzën e re që humbi jetën dhe për djalin e tij të arrestuar. I ati i 19-vjeçarit shqiptar tregon se nuk ka rritur një djalë vrasës dhe ka besim tek drejtësia greke.

“Ngushëllime familjes. E kuptoj dhimbjen e tyre. Unë jam gjithashtu baba dhe më dhemb njësoj për të dy. Që sot e tutje flet drejtësia. E dëgjova në lajme dhe mendova se nuk mund ta ketë bërë djali im këtë. E kemi mësuar vazhdimisht që të krijojë shoqëri me njerëz të mirë. I kam thënë gjithmonë që fuqia e njeriut është te mendja e tij, dhe jo tek duart apo këmbët. Atë djalin (i referohet 21-vjeçarit grek) nuk e kam njohur. Dija që shkonin bashkë në Universitet".

"E kishte njohur një javë më parë me aq sa di. Unë punoj në ndërtim, kurse bashkëshortja ime është kamariere. Aleksandri është një fëmijë shumë i ndjeshëm. Nuk më kanë lejuar ta shikoj. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk e besoj. Vajzën nuk e njihja. Atë natë ai më tha se do të dilte me një mikun e tij. Një natë më parë, Aleksandri kishte dalë me një vajzë të mirë. Nuk dija asgjë tjetër. Nuk dua të duket sikur një familje ka humbur fëmijën e saj, kurse një familje tjetër ka rritur një vrasës. Nuk e dua këtë gjë. Jemi njerëz dhe dhimbja është dhimbje. Besoj në drejtësinë greke. Kam dhe një vajzë tjetër që ka studiuar për drejtësi”, është shprehur ai.

19-vjeçari shqiptar Aleksandri dhe një 21-vjeçar grek janë arrestuar si dy persona të dyshuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudis. Krimi i rëndë ka ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë më 29 Nëntor. Ekspertët mjeko-ligjorë thanë se vajza ishte abuzuar seksualisht dhe dhunuar.

Të fundit