Flash News

KRYESORE

Vrasja e studentes së Drejtësisë, reagon ministrja Gjonaj: U vra nga dora gjakatare e një burri

Pas vrasjes së studentes së Drejtësisë Ariela Murati ka reaguar dhe ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Përmes një statusi në Twitter ajo shprehet Ariela ishte një viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare dhe se të gjithë bashkë duhet të ngrihemi për të mbrojtur çdo grua në situatë dhune.

Ariela Murati u vra ditën e djeshme nga 23 vjeçari Aldison Belulaj, pasi Murati refuzoi të krijonte një lidhje dashurie me të. 21 vjeçarja ndërroi jetë pak pasi kishte mbërritur në spital.

Postimi i ministres

Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune #NdalKrimit #PërqafoJetën

Të fundit