Flash News

KRYESORE

Vrasja e të riut grek, familjarët denoncojnë policinë: 3 shqiptarët i njihnin, nuk i ndaluan në kufi

Vrasja e të riut grek, familjarët denoncojnë policinë: 3

Një ditë pas zbardhjes së vrasjes së 19-vjeçarit grek , Thomas Heliotos, familjarët e të ndjerit kanë denoncuar policinë për neglizhencë.

Sipas tyre, tre autorët shqiptarë, të cilët kanë qëlluar me thikë për vdekje djalin e tyre janë lënë të lirë të largohen 3 autorët, edhe pse njiheshin nga policia.

Sipas familjarëve, autorët janë lejuar të largohen drejt Shqipërisë përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Nga ana tjetër, policia shqiptare ka konfirmuar për “News 24” se tre personat e shpallur në kërkim nga ajo greke, përkatësisht të rinjtë 23, 24 dhe 33 vjeç nuk kanë kaluar kufirin shqiptar.

Sipas policisë greke, tre shqiptaret dyshohet se janë autorët e vrasjes se të riut grek Thomas Heliotos në sheshin ‘Marusi’ të Athinës.

Greku 19-vjeçar u përfshi për të mbrojtur shokët e tij dhe mbeti i vdekur nga goditja me thikë në kraharor nga 23-vjeçari shqiptar dhe dyshohet se sherri ka ardhur për shkak të pazareve të drogës mes shokëve të tij dhe shqiptarëve.

Policia është vënë në kërkim të tre shqiptarëve të cilët mendohet se pas kryerjes së krimit janë larguar drejt Shqipërisë.

 

 

 

 

Të fundit