Flash News

KRYESORE

Vrasja e të riut në Bulqizë, çfarë ka thënë autori një vit me parë, rrugës për në spitalin psikiatrik

Vrasja e të riut në Bulqizë, çfarë ka thënë

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit në Bulqizë. Arlind Pasha 20 vjeç u qëllua me thikë për arsye banale nga një i ri pas një sherri banal. Autori është identifikuar si Fatjon Keta, 22 vjeç.

Report Tv raporton se sherri ka nisur rreth një viti më parë. Mësohet se Fatjon Keta një vit më parë është dërguar në spitalin psikiatrik të Shkodrës me ambulancën e Bulqizës dhe gjatë rrugës u ka thënë personelit: "Do më njohë Arlind Pasha se kush jam, së bashku me shokët e tij". Dy muaj më parë, Keta ka tentuar të vrasë me thikë edhe dy persona të tjerë, por fatmirësisht pa pasoja.

Madje, familjarët e tij kishin denoncuar disa herë në komisariatin e Bulqizës për dhunë në familje, konkretisht ndaj motrës dhe nënës së tij.

Të fundit