Flash News

KRYESORE

Vrasja e tre punonjësve të bashkisë, reagon deputeti i Dibrës: S’kam fjalë të përshkruaj krimin e rëndë

Vrasja e tre punonjësve të bashkisë, reagon deputeti i

Deputeti i LSI në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në Mat, ku Kujtim Koxha ekzekutoi me armë zjarri 3 punonjës të bashkisë Mat dhe plagosi një tjetër, ndërsa këta të fundit po hanin drekë në lokal.

Në një status në rrjetet sociale, Spahiu e përshkruan ngjarjen të një niveli psikopatie dhe ekstreme.

Reagimi:

Nuk ka fjalë të përshkruash sot krimin e rëndë ndodhur në Mat.

Psikopati e niveleve ekstreme që vret tre njerëz në punë, detyrë.

Monstra që nuk ju bëjnë më sytë dritë, marrin armën pa leje, frymëzohen nga kryedhunuesi dhe vrasin! Nuk ta përtojnë më, as pyesin për ligje e as për kanune. Vrasin!

Kështu ndodh kur qeveria quan krim më të rëndë të folurën dhe të vërtetën se sa vrasjet.

Ngushëllime familjeve, pa ditur me thënë më fjalë të tjera.

Të fundit