Flash News

KRYESORE

Vrasja e trefishtë në Elbasan, reagon deputeti: Nga qyteti i luleve, sot i shndërruar në vendin e masakrave

Vrasja e trefishtë në Elbasan, reagon deputeti: Nga qyteti i luleve,

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka komentuar ngjarjen e mbrëmshme në Elbasan, ku mbetën në vrarë në një atentat mafioz tre persona, mes tyre një shtetas turk.

Në një reagim në rrjetet sociale. Boçi shkruan se Elbasani në vitet e fundit është shndërruar nga qyteti i luleve, në qytetin e masakrave.

Reagimi:

Elbasan “i bukur”, Elbasan...

Masakra e prag vitit të ri në Elbasan zgjoi interesin mediatik të vendit, por akoma jo reagimin e një qyteti që fle e zgjohet me “muhabete” vrasjesh, prishjesh pazaresh, sherresh ekstreme.

Kjo ndodh sepse vrasjet në Elbasan prej 5 vitesh, janë shndërruar në një ritual pa të cilin ditët nuk ndjekin dot njëra tjetrën.

Nga qyteti i dikurshëm i luleve, Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave.

Nga qyteti i arsimit e dijes, në qytetin nyje të trafikut të heroinës e kokainës.

Policia me urdhrin e politikës, sa kësaj të fundit nuk i prekin votat, rri e vështron kërleshjen e jetëve që këputen në breshëritë e kallashnikovëve.

Vullneti i munguar politik e ka mbyllur atë “në kazermë”.

Jetët tashmë këtu quhen hesape.

Interesat milionëshe emërtohen sherre.

Gjobvëniet shihen si taksa.

Qyteti ndërkohë zhytet cdo ditë e më shumë në një varfëri skllavëruese të shpirtit të protestës.

Por ditët e reagimit po afrohen...

Elbasani kërkon t’i rikthehet qyteti!

Të fundit