Flash News

KRYESORE

Vrasja e trefishtë në Tiranë në 2015-ën dhe vizita e Ramës në Lurë, PD: Promovon biznesin e familjes në hasmëri për pazare droge

Partia Demokratike ka reaguar sa i takon vizitës së kryeministrit Edi Rama në Lurë. Në reagimin e saj, PD thotë se mes dhjetëra familjeve punëtore në Lure, Rama zgjodhi për të qëndruar dhe për të bërë publik qëndrimin në familjen e Llesh Doçit.

Sipas selisë blu, kronika e kohës tregon se dy djemtë e tij u përfshinë në një vrasje në maj 2015 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë teksa shton se të dhënat flasin për prishje te pazareve të drogës në Holandë mes dy familjeve.

“Edi Rama promovon biznesin e familjes në hasmëri për pazare droge.

Mes dhjetëra familjeve punëtore e të ndershme në Lure, Edi Rama zgjodhi për të qëndruar dhe për të bërë publik qëndrimin në familjen e Llesh Doçit. Banorët e zonës përreth e dinë se biznesi i kësaj familjeve i ka bazat tek trafiku i drogës. Kronika e kohës tregon se dy djemtë e tij u përfshinë në një vrasje në maj 2015 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Të dhënat flasin për prishje te pazareve të drogës në Holandë mes dy familjeve, njëra prej të cilave është ajo ku bujti kryeministri dhe ua paraqiti shqiptarëve si model suksesi”, deklaron PD.

Të fundit