Flash News

KRYESORE

Vrasja e ulqinakut në Ekuador, makina e autorëve ishte me targa shqiptare

Vrasja e ulqinakut në Ekuador, makina e autorëve ishte me targa

Mediat ekuadoriane kanë zbuluar fakte të reja në lidhje me ngjarjen e djemshme në Ekuador, ku u vra shqiptari nga Mali i Zi, Fadil Kaçaniç, 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Fatima 63 vjeçe në qytetin Guajakili.

Policia dyshon se vrasësit kanë qenë dy profesionistë, të cilët fillimisht u janë prezantuar çiftit si policë ndërsa makina me të cilën kanë lëvizur ka qenë me targa shqiptare.

Dyshohet se 64-vjeçari ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe pak vite më parë ishte liruar nga burgu për këtë akuzë. Sipas mediave vendase, trupat e tyre janë gjendur pak metra larg vendit ku ata banonin.

Më herët në Ekuador janë vrarë edhe Ilir Hidri dhe Remzi Azemi, të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës.

Të fundit