Flash News

KRYESORE

Vrasja me armë në Durrës, policia zbardh ngjarjen dhe vë në pranga pesë të rinj  

Vrasja me armë në Durrës, policia zbardh ngjarjen dhe vë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë në lagjen nr.13, Durrës, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy persona, njeri prej tyre djali i viktimës.

Policia njofton se pas hetimeve janë arrestuar në flagrancë 5 persona dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.

“Janë arrestuar K.D., 20 vjeç, H.T., 23 vjeç dhe S.T., 20 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit E.Gj., 19 vjeç, H.T., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve si dhe shtetasi A.B.(Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë dhe shtetasit :

E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzim krimi"

Gjithashtu po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor edhe tre shtetas të tjerë ku vijon puna për kapjen e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, në ngarkim të shtetasve K.D., H.T., dhe S.T., për veprat penale "Vrasja me paramendim" kryer në bashkëpunim, "Armëmbajtje pa leje"  dhe në ngarkim të shtetasve E.C.(B)., A.K., për veprën penale "Moskallëzim krimi"", sqaron policia.

https://politiko.al/u-qelluan-me-arme-zjarri-ne-durres-nderron-jete-njeri-nga-te-plagosurit/

Të fundit