Flash News

KRYESORE

Vrasja misterioze e biznesmenit Ferracaku, dyshohet se dëshmitarët i njohin dy nga tre autorët e krimit

Vrasja misterioze e biznesmenit Ferracaku, dyshohet se dëshmitarët i

Ndonëse kanë kaluar më shumë se një javë nga vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të ngjarjes së rendë që ndodhi në periferi të Shkodrës.

Megjithatë, gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Report TV pohoi se miqtë që shoqëronin biznesmenin 30-vjeçar, i cili pretendohet se është vrarë gabimisht, i njohin dy nga tre autorët, të cilët nuk kishin as maska.

“Dëshmitarët i kanë parë dy autorët, por kanë frikë të tregojnë emrat e tyre. Ata janë pjesë e nje grupi të rrezikshëm kriminal”, pohoi ai.

Tre muajit e fundit, qyteti i Shkodrës ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se janë vrarë 6 persona, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Emëruesi i përbashkëti i këtyre ngjarjeve është se asnjë autor nuk është arrestuar.

Të fundit