Flash News

KRYESORE

Vrasja në Borsh, viktima është gjyshi i aktivistit të njohur: Krimi na mori babain e shtëpisë

Vrasja në Borsh, viktima është gjyshi i aktivistit të

Et’hem Brahimaj, 78 vjeç, u vra pak ditë më parë nga fqinji i tij, Sokrat Xhuveli, ngjarje që tronditi fshatin e Borshit në jug të vendit.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe nipi i viktimës, Adriatik Lapaj, aktivist i njohur dhe avokat i grevistëve të Zharrëzës.

Lapaj shprehet se krimi mizor i ka marrë familjes së tij babain e shtëpisë së madhe dhe e kujton gjyshin e tij si një njeri punëtor dhe të ndershëm. Ai kritikon edhe mediat për raportimin që i bënë ngjarjes.

Reagimi i Adriatik Lapajt:

Miq të mitë, ndjej sot ngrohtësin e çdo mendimi tuaj për mua në këto orë të veshtira ku krimi mizor na mori babain e shtëpisë tonë të madhe.

Ju falenderoj pa masë në emër të familjes time!

Gjyshin tonë punëtor e sulmuan nga pas krahëve në derën e shtëpisë tonë ku kishte vreshtin e ku me djersë punonte.

Nga deklarimet gjatë marrjes në pyetje autori i këtij akti barbar thotë se e vrau gjyshin tonë se nga spërkatja e rrushit i rrezikohej ngordhja e 2 dhive.

Pse kështu o Shqipëria ime?!

Krenar për ty o mbreti zemrës time e arkitekt i ndershmërisë që më rrënjose!

p.s media kazan jep lloje soje versionesh pa referuar organet zyrtare të prokurorisë ose pa folur asnjë çast me familjen. Zoti ju ruajt familjet ju "gazetarëve" që i bini kaq shkurt e bëni lajme telenovel të paverteta se një ditë halja që keni ndërtuar do u kthehet për kokë...siç e them gjithmonë është vetëm çështje propabiliteti në këtë vend.

Të fundit