Flash News

KRYESORE

Vrasja në Bularat/ Konsulli grek takon shefen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda; thirret për të dëshmuar babai i Kostandinos Kacifas

Vrasja në Bularat/ Konsulli grek takon shefen e Prokurorisë së

Ngjarja e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës pasditen e së dielës, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas, është zhvendosur tashmë tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Mësohet se ditën e stome, konsulli grek i Gjirokastrës është takuar me shefen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, dhe në fokus të diskutimit ka qenë pikërisht hetimet për këtë çështje.

Ndërkohë, i është dërguar një kërkesë për të dëshmuar babait të viktimës, Jani Kafica. Mësohet se kërkesa është pranuar dhe pritet që ai të paraqitet ditën e nesërme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.

 

Të fundit