Flash News

KRYESORE

Vrasja në Bularat, Ministria e Jashtme greke kërkon takim me ambasadoren shqiptare, do t'i dorëzojë një notë proteste

Vrasja në Bularat, Ministria e Jashtme greke kërkon takim me

Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Bularat, Ministria e Jashtme greke, e cila tashmë drejtohet nga kryeministri Aleksis Tsipras, ka thërritur për një takim ambasadoren shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari.

Pritet që tashmë, Ministria e Jashtme dreke t’i dorëzojë ambasadores shqiptare një notë proteste.

Ditën e djeshme, në Bularat të Gjirokastrës, pas një shkëmbimi zjarri, forcat RENEA ekzekutuan nacionalistin grek Kostandinos Kaçifas. Ky i fundit thirrje të policisë shqiptare për t’u dorëzuar ju përgjigj duke qëlluar me armë në drejtim të efektivëve të policisë.

Të fundit