Flash News

KRYESORE

Vrasja në Bularat/ Qeveria greke i përgjigjet Ramës: Ulni tonet, mos e trajtoni çështjen me agresivitet

Qeveria greke ka reaguar pas qëndrimit të mbajtur nga kryeministri Edi Rama sa i takon vrasjes së ndodhur dje në Bularat të Gjirokastrës.

Media greke ‘Protothema’ i referohet deklaratës së bërë nga zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, i cili është shprehur se nga pala greke po bëhen të gjitha veprimet e parashikuara në këto raste për të konstatuar se çfarë ndodhi saktësisht.

‘Protothema’ shton më tej se Tzanakopoulos ka thënë se autoritetet greke janë në komunikim me autoritetet e Shqipërisë, dhe theksoi se nuk duhet nxituar për të nxjerrë konkluzione.

Në të njëjtën kohë, vijon më tej shkrimi, ai vuri në dukje se qeveria shqiptare duhet të mbajë një ton më të ulët dhe jo ta trajtojë çështjen me agresivitet.

 

 

 

Të fundit