Flash News

KRYESORE

Vrasja në Elbasan, flet dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë: Nuk mbaj mend asgjë

Vrasja në Elbasan, flet dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë:

Policia ka zbardhur dëshminë e njërit prej të arrestuarve për vrasjen e Florian Lamçe, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në Elbasan.

Dhëndri i ish-kryetarit të bashksië së Elbasanit, Sokol Sanxhaktari, i cili u arrestua një ditë më par si njëri prej autorëve të krimit, është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm, pasi më herët matjet e testit të alkoolit tregonin se ai ishte i dehur.

Sanxhaktari ka thënë në dëshminë e tij para policisë se Florin e kishte shok dhe se pasi kanë pirë bashkë nuk e mban mend si ka nisur debati.

“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulem me Ardianon dhe me Florianin tek lokal piazza dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”, mësohet të ketë thënë ai.

Sanxhaktari rezulton i dehur në masën 0.7 gl/l por po i bëhen dhe analizat e gjakut për të parë nëse ka qenë ose jo nën efektin edhe të narkotikëve.

Ndërkohë nga goditja me sende të forta gjatë sherrit, tashmë është e konfirmuar se vdekjen Florian Lamçes ja ka sjellë një goditje në kokë nga një këmbë karrigeje që i ka sjellë çarje të kafkës si dhe një çarje të aortës në parakrahun e majtë.

Tashmë prokurori Kreshnik Ajazi ka kërkuar në Gjykatë masën arrest me burg për Sanxhaktarin.

Sokol Sanxhaktari është i njohur në Elbasan për lidhjen e tij familjare me ishkryebashkiakun Qazim Sejdini. Dhëndri i ish-kryebashkiakut është përfolur disa herë për lidhje me grupet kriminale që operojnë në këtë qytet. Ndërsa edhe viktima Florjan Lamçja rezulton një emër i njohur për drejtësinë.

Të fundit