Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, Ervis Martinaj mbetet edhe 30 ditë në burg

Vrasja në ish-Bllok, Ervis Martinaj mbetet edhe 30 ditë në burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë me 30 ditë burg masën e sigurisë për Ervis Martinajn, i përfshirë në ngjarjen e rëndë në zonën e ish-Bllokut, më 4 tetor. Masa e sigurisë me burg për Martinajn është përcaktuar pas dosjes që Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatë, ku rezulton se sherri ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha nuk ndodhi rastësisht.

Sipas zbardhjes së mesazheve në telefonin e Martinajt, rezulton se ai u ka kërkuar disa prej miqve që të afroheshin të armatosur në lokalin ku ndodhi vrasja. Gjithashtu, nga ekzaminimet kanë rezultuar gjurmë baruti në duart dhe fytyrën e Martinajt, si dhe përdorimi i dy armëve të tjera përveç asaj të përdorur nga komando Meviol Bilo.

Të fundit