Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, gazetari: 10 metra më tutja u vra edhe Artan Santo, autori mund të mos gjendet  

Një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën nga përplasja me armë zjarri në një lokal mbrëmë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

I pajetë mbeti Rigers Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, ky i fundit i plagosur me një plumb në qafë, si dhe Laert Hasa, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në një zonë mjaft të frekuentuar në ‘zemër’ të Tiranës siç është ish-Blloku, ku edhe prania e policisë është e konsiderueshme, ndërsa bizneset janë thuajse të gjitha të pajisura me kamera sigurie.

Gazetari Armand Maho risjell në vëmendje se 4 vjet më parë në të njëjtin vend u vra me armë zjarri bankeri Artan Santo.

Ai ironizon përmes një statusi në rrjetet sociale dhe shkruan se ngjarja e rëndë ndodhi mes kamerave në ish-Bllok dhe ende sot e kësaj dite askush nuk është vënë në pranga.

“10 metra me andej u vra dhe Artan Santo e s’u gjet kurrë autori! Në mes të Tiranës, në mes të kamerave dhe ka shumë mundësi që mos gjendet kurrë as sot. A po të jetë ndonjë “kriminel” dritash që sa del nga burgu bëhet për të vrarë veten, s’të falin organet ligjazbaruese! Ka shtet Rama!”, shkruan gazetari Maho.

Të fundit