Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok/ Gjykata e la të lirë, Prokuroria apelon vendimin për Ervin Matën

Vrasja në ish-Bllok/ Gjykata e la të lirë, Prokuroria apelon

Katër ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi të lerë të lirë biznesmenin Ervin Mata, lidhur me ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, Prokuroria ka vendosur të apelojë vendimin.

Organi i akuzës kërkon që masa e sigurisë “detyrim paraqitje” të ndryshohet në “arrest me burg” ndaj ish-të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata.

Kujtojmë se Prokuroria kërkoi masën ‘arrest me burg’ për Matën, i cili para se të njihej me masën e sigurisë u vetëdorëzua në polici, pesë muaj pasi ishte shpallur në kërkim, si i përfshirë për vrasjen në ish-Bllok.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim komando Mevjol Bilo, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri Fabjol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.

Të fundit