Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-bllok/I dashuri biznesmen në kërkim, Elvana Gjata bllokon komentet në rrjetet sociale

Pas ngjarjes së rëndë të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Goxhaj, i cili pretendohet se ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, të gjithë janë sulur në llogarinë e këngëtares në Instagram me komente fyese.

Lidhja e saj e përfolur me biznesmenin Ervin Matajn, i cili është shpallur në kërkim nga policia për sherrin në ish-bllok, ka qenë pika ku shumë komentues janë kapur duke “kryqëzuar” Elvanën me komente.

Duke marrë shkas nga kjo sjellje e ndekësve të saj, këngëtarja ka bllokuar komentet në të gjitha postimet e publikuara.

Kujtojmë se i dashuri i saj, Ervin Mataj, është në kërkim si person i përfshirë në sherrin e armatosur brenda në lokal, që la një viktimë dhe dy persona të plagosur nga grupi rival i partnerit të këngëtares.

Të fundit