Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, Kryemadhi: Qëllohet me armë në qendër të Tiranës sikur të jenë fëmijë duke luajtur lojë luftash

Vrasja në ish-Bllok, Kryemadhi: Qëllohet me armë në

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Duke ju referuar kësaj ngjarjeje, në një takim me strukturat e LSI-së në Cërrik, Kryemadhi tha se tashmë krimi ka zaptuar çdo gjë.

“Është bërë anormale tani normaliteti. Besoj që të gjithë e keni parë dje që m’u në qendër të Tiranës, 50 metra larg zyrës së Kryetarit të Kuvendit, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, qëllohet me pistoleta, sikur të jenë fëmijë duke luajtur lojë luftash. Qëllohen me pistoleta, plagosen e vriten njerëz në vendin më të frekuentuar nga shumë të rinj e të reja, nga adoleshentë, të cilët kalojnë kohën e tyre të pasdites në kryeqytet. Krimi tashmë ka zaptuar çdo gjë. Përveçse ka zaptuar gjithë institucionet shtetërore, tashmë po zapton edhe rrugët e Tiranës dhe ambientet ku rrinë të rinjtë shqiptarë”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit