Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, Monika Kryemadhi: Kur të pini kafe, mos harroni të merrni jelek antiplumb

Vrasja në ish-Bllok, Monika Kryemadhi: Kur të pini kafe, mos harroni

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Beratit. Ajo ka komentuar edhe ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në zonën e ish-Bllokut, ku një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën.

“Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të Parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen. Folën për reformë, por kjo reformë jo vetëm që u kap nga Edi Rama por po përdoret si mundësi për të mbuluar krimin e organizuar”, deklaroi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së ka folur edhe çështjen e Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja: “Nuk është më i mirë djali i deputeti se djali i një fermeri. Nuk është i pakapshëm ai që ha dhe pi me Edi Ramën, por duhet të jenë të gjithë të barabartë para ligjit. LSI mori vendimin prej një viti për të qenë në opozitë, jo se s’na  pëlqente pushteti, por LSI nuk mund të rrijë në qeverisje me bandat.”

Çështja ‘Xhisiela’/ Rama, “peng” i listës së Durrësit; shkarkimi i Rrajës fut në Kuvend “njeriun e LSI”-së

Të fundit