Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok/ Në kërkim një tjetër biznesmen, ishte në konflikt me të dashurin e Elvana Gjatës

Vrasja në ish-Bllok/ Në kërkim një tjetër biznesmen,

Bisnesmeni Eldi Dizdari është shpallur në kërkim nga policia për masakrën e ndodhur më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Sipas Balkanweb dyshohet se biznesmeni Dizdari ka patur konflikt me Ervin Matën për një sasi kokaine. Mata nuk i ka dhënë shpjegime Dizdarit për kokainën dhe këtu dyshohet se ka hyrë në lojë Ervis Martinaj. Të tjera të dhëna priten nga autoritetet spanjolle dhe holandeze të cilat do të hedhin dritë në zbardhjen e ngjarjes.

Eldi Dizdari është gjithashtu kushëri i Arbër Çekajt, pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’, në magazinat e të cilës u sekuestruan 613 kg kokainë.

Mësohet se Dizdari është bashkëshorti i moderatores Suada Sherifi, e cila ka qenë edhe Miss Shqipëria disa vite më parë. Çifti është martuar vitin e kaluar dhe kanë së bashku një vajzë të vogël.

Të fundit