Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok pas sherrit për këngëtaren, shpallet në kërkim i dashuri biznesmen i Elvana Gjatës

Vrasja në ish-Bllok pas sherrit për këngëtaren, shpallet

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të saktësuara sa i takon ngjarjes së një nate më parë në lokalin e  njohur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Nga kjo ngjarje mbeti i vdekur Fabiol Gaxha, 26 vjeç, si dhe u plagos Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç.

Sipas të dhënave të deritanishme dhe të rezervuara nga policia, sherri ka nisur për shkak se një nga anëtarët e grupit të Ervis Martinajt ka ngacmuar verbalisht këngëtaren Elvana Gjata.

Më pas, ka qenë i dashuri i saj, Ervin Mata 31 vjeç ai i cili pasi është konfrontuar verbalisht me palën tjetër, ka kërkuar ndihmën e personave të tjerë, mes tyre edhe një komando dhe njohës i mirë i përdorimit të armëve.

Sipas policisë, pas ngjarjes është shpallur në kërkim biznesmeni i njohur Ervin Mata, i cilësuar edhe si i dashuri i Elvana Gjatës.

Në media është shkruar shpeshherë për lidhjen e Elvana Gjatës me biznesmenin nga Tirana dhe jetën luksoze të tyre, por deri më tani emri i tij nuk është bërë publik. Edhe në festën e 30 vjetorit të Elvana Gjatës nuk u publikua asnjë foto e të dashurit të saj Ervin Mata.

Të fundit