Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok/ Pasi u la i lirë, Ervin Mata ka një kërkesë për Prokurorinë

Vrasja në ish-Bllok/ Pasi u la i lirë, Ervin Mata ka një

Pak ditë pasi u la i lirë, biznesmeni Ervin Mata i ka drejtuar një kërkesë Prokurorisë së Tiranës.

Përmes një memoje, ish-i fejuari i këngëtares Elvana Gjata ka kërkuar të japë shpjegime lidhur me ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e miku i tij Elio Hato.

Që pas kësaj ngjarje Ervin Mata u shpall në kërkim dhe qëndroi në arrati për 5 muaj, por disa javë më parë i shoqëruar me avokatin e tij u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, e dy ditë më vonë gjykata e la të lirë me masën 'detyrim paraqitje'.

Sipas 'News 24', memo iu është dorëzuar dy prokurorëve të çështjes, nga avokati mbrojtës, Alban Bengasi, pasi biznesmeni Mata, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes kryer në bashkëpunim, nuk ka dhënë deri më tani shpjegime për ngjarjen.

Kërkesa e Matës është administruar dhe pritet të thirret për të dëshmuar, lidhur me ngjarjen e 4 tetorit.

Të fundit