Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, policia në kërkim të ish-efektivit ‘Santiago’, mik i Ervis Martinajt

Vrasja në ish-Bllok, policia në kërkim të ish-efektivit

Policia është në kërkim të një tjetër personi sa i takon ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në një prej lokaleve në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha si dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato.

Sipas ‘Report Tv’, policia është në kërkim të ish-policit me nofkën “Santiago”.

Ky person, në videon e publikuar të ngjarjes, hynë dhe del qetësisht nga lokali "Monopol" dhe në kokë mban kapele. Pavarësisht se nuk është i identifikueshëm, ‘Report Tv’ raporton se burime policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për një ish-polic, mik i Ervis Martinajt dhe që kërkohet të merret në pyetje për përplasjen me armë në ish-bllok.

Ai shihet teksa hyjnë pas Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos në lokalin Monopol. Po kështu edhe kur del, pavarësisht se ka ndodhur një përplasje me armë, ish polici shfaqet i qetë dhe i pashqetësuar.

Të fundit