Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, shoqërohet në komisariat Elvana Gjata

Vrasja në ish-Bllok, shoqërohet në komisariat Elvana Gjata

Detaje që kanë tronditur opionionin publik janë zbardhur pak minuta më parë në media.

Mbrëmë në një lokal në ish-Bllok në Tiranë u vra me armë zjarri Fabiol Gaxha, truproja e Ervis Martinajt,  i cili mbeti i plagosur bashkë me mikun e tij Laert Hato.

Sipas ‘Neës 24’, konflikti mes dy palëve ka nisur pas një sherri banal për shkak të këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Këngëtarja Gjata shoqërohej nga  i fejuari i saj, biznesmen i fuqishëm në vend, dhe në momentin kur ndodheshin në lokal ajo është ngacmuar nga njerëzit e Martinajt.

Sipas të njëjtave burime, Elvana Gjata është shoqëruar në polici dhe pasi ka dhënë dëshminë e saj sot në mëngjes është lënë e lirë.

“Sherri ka nisur për një këngëtare të njohur shqiptare. Në disa momente të caktuara personat kanë filluar ta ngacmojnë këngëtaren. Fillimisht ka nisur një sherr fizik dhe më pas në përdorimin e armëve. Ka gjithashtu dyshime se ky moment mund të jetë shfrytëzuar nga grupet e tjera kriminale. Policia po kërkon biznesmenin e njohur që shoqëronte këngëtaren, i cili ka impakt edhe në drejtësi”, deklaroi gazetarja Klodiana Lala.

Fillimisht gazetarja hezitoi të bëjë publik emrin e Elvana Gjatës, por pas këmbënguljes së gazetares në studio, emri u bë publik.

Gjithsesi, pistat e hetimit të policisë dhe prokurorisë janë disa për shkak të së kaluarës së Ervis Martinajt dhe njerëzve të tij.

Të fundit