Flash News

KRYESORE

Vrasja në Kamëz/ Babai e mohoi, flet vëllai i viktimës: Ta kishe çuar në burg, s’mund ta falim

Vrasja në Kamëz/ Babai e mohoi, flet vëllai i viktimës: Ta

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hodën të akuzuar për “vjedhje me pasojë vdekjen”. Ngjarja ndodhi në Kamëz pak ditë më parë ku mbeti i vrarë Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij.

I ati i Vladimir Kurtit, tha për mediat se “i biri ishte një monstër dhe se duhej dënuar me varje”, ndërkohë që për këto deklarata të tij ka reaguar vëllai i Agim Bucit.

“Jemi të tronditur. Këto akte i bëjnë vetëm terroristet. I ati i vrasësit nëse e ka të birin mostër ta çonte në polici para se të vriste një familje. Edhe i ati i vrasësit të shkojë në burg se s’ka rritur fëmijë të mirë,” tha Feriti, vëllai i Agrim Bucit, raporton gazetarja Dorjana Bezat për BalkanWeb.

Të fundit