Flash News

KRYESORE

Vrasja në Kamzë, Agim Buci u vra duke mbrojtur djalin 6 vjeç, autorët i drejtuan armën

Vrasja në Kamzë, Agim Buci u vra duke mbrojtur djalin 6 vjeç,

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Kamzë, ku gjatë grabitjes mbeti i vdekur Agim Buci dhe u plagos në këmbë gruaja e tij, Merita.

44-vjeçarja ndodhet në spitalin e Traumës dhe ende nuk është në dijeni të vdekjes së bashkëshortit të saj. Në dëshminë e zbardhur prej saj nga gazeta “Panorama”, dalin në pah detaje të reja të ngjarjes së rëndë, ndodhur dy net më parë.

Sipas dëshmisë së gruas, dy autorët e armatosur i ishin drejtuar arkës, ku ndodhej djali i tyre 6-vjeçar. Kur janë dëgjuar thirrjet e djalit të tyre të mitur, të cilit i kishin drejtuar pistoletën. Menjëherë ka mbërritur Agim Buci, i cili ndodhet bashkë me të shoqen në oborrin e shtëpisë, ngjitur me marketin e tyre, dhe është përleshur me dy agresorët.

Sipas dëshmisë, Agimi ka tentuar t’i marrë pistoletën njërit prej autorëve, por ka marrë një plumb në gjoks. Më pas, arma është shkrehur edhe një herë tjetër dhe plumbi ka goditur njërën këmbë të Merita Bucit.

Më pas dy grabitësit janë larguar me vrap dhe janë ende në kërkim nga policia, e cila dje ka vënë një shpërblim prej 5 mln lekësh të vjetra për këdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre.

Të fundit