Flash News

KRYESORE

Vrasja në Kavajë/ Si u përplasën bandat dy vjet më parë, ngjarja u mbyll pa referim në polici

Vrasja në Kavajë/ Si u përplasën bandat dy vjet më

Kavaja u trondit sot nga një përplasje me armë që solli vrasjen e një personi të pafajshëm, që ishte kalimtar i rastit dhe plagosjen e katër të tjerve.

Sipas policisë autorët e krimit ishin dy vëllezër, e ndërsa njëri është nën mbikëqyrjen e  Policisë në spitalin e Durrësit, tjetri është shpallur në kërkim.

Në njoftimin e Policisë nuk kishte asnjë të dhënë për motivet e  kësaj ngjarje të rëndë.

Por sipas  burimeve nga policia të “Panorama Online”, ngjarja në Kavajë ka qenë përplasje mes dy bandave, të skeduar më parë, pasi merren me lëndë narkotike.

Dy vite më parë po në Kavajë, pjesëtarët e këtyre bandave janë përplasur dhe janë përfshirë në një sherr masiv, por asokohe ngjarja është mbyllur pa u referuar në polici.

 

Versioni zyrtar i Policisë për ngjarjen e sotme

Sot rreth orës 12:30 në lagjen nr. 2 Kavajë, pas një konflikti mes disa personave, ka mbetur i vrarë shtetasi R. H., (kalimtar i rastit) dhe kanë mbetur të plagosur 5 shtetas, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit M. A dhe D. A.

Shtetasi M. A (autori i dyshuar), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur. Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit D. A. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar. Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit