Flash News

KRYESORE

Vrasja në Laç/ Mesazhi në emisionin teleleviziv: Njëri nga autorët në kërkim qëndronte në shtëpi

Vrasja në Laç/ Mesazhi në emisionin teleleviziv: Njëri nga

Gazetarja Dorjana Bezat në emisionin ‘Dritare’ publikoi mesazhin e një qytetari nga Laçi që thotë se Manuel Bushi, autori i vetëdorëzuar sot në Laç për vrasjen e kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi rrinte në banesën e tij, Një fakt i tillë, sipas mesazh dërguesit dihej edhe nga polica.

“Më shkruan dikush që do të mbetet anonim. Markel Bushi qëndronte në lagjen e tij, në shtëpinë e tij. Policia e dinte këtë dhe nuk vepronte. Ky personi dhe gjithë lagjia e dinin, tani si mund të kesh besim tek policia”, sqaroi Bezat.

Sa i takon ngjarjes, fillimisht sherri verbal nisi për motive të dobëta brenda ambienteve të një lokali mes kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi me Manuel Bushin. Ky i fundit më pas ka thirrur edhe vëllain e madh me kushëririn të cilët erdhën në lokal të armatosur. Kushërinjtë Jushi tentuan t’i shmangen përplasjes me armë dhe dolën në rrugë por nuk mundën t’i shmangeshin breshërisë së plumbave.

Ata mbetën të plagosur dhe u transportuan në Tiranë për ndihmë mjekësore por nuk mundën tu mbijetonin plageve të marra. 30-vjecari Kelvin jushi është një personazh i njohur në Laç pasi në periudhën  2009-2014  ka qenë pjesë e ekipeve të Laçit, Kastriotit dhe Mamurrasit.

Të fundit