Flash News

KRYESORE

Vrasja në Lushnje/ Policia u njoftua për lëvizjet e autorëve, por nuk pati asnjë reagim

Vrasja në Lushnje/ Policia u njoftua për lëvizjet e

Një nga ngjarjet më të bujshme të ditëve të fundit ka qenë vrasja e Besnik Hidës dy ditë më parë në qytetin e Lushnjes.

Por sipas disa detajeve që janë publikuar sot, Hida mund të ishte ende gjallë nëse policia do të kishte reaguar në kohë, pasi ai u dha informacione rreth personave që dyshohen si autorë të vrasjes së tij.

Burime nga policia për ‘Neës 24’ bënë me dije se Hida kishte njoftuar policinë një javë para vrasjes, duke iu dhënë pamjet filmike të të kërkuarve. Sipas tyre, që prej tetorit të 2017-ës e deri një javë përpara ekzekutimit Besnik Hida ka njoftuar disa herë policinë duke u dhënë informacione rreth dy personave të shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së nipit të tij, Orgest Bilbilin dhe Laert Haxhiun.

Madje Hida u ka dhënë policisë edhe materiale filmike të dy të shpallurve në kërkim për lëvizjen e tyre të pashqetësuar në lushnje me makina luksoze. Por nga ana e policisë nuk ka patur asnjë reagim, çka ka sjellë edhe vrasjen e vetë denoncuesit, Besnik Hida.

Të fundit