Flash News

KRYESORE

Vrasja në Memaliaj, Berisha publikon mesazhin: Kush e ekzekutoi dhe të kujt ishin parcelat me kanabis që denoncoi

Vrasja në Memaliaj, Berisha publikon mesazhin: Kush e ekzekutoi dhe të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të dërguar nga një qytetari dixhital sa i takon vrasjes së 43-vjeçarit Alket Muhaj ditën e sotme në fshatin Rabie të Bashkisë Memaliaj.

Sipas mesazh dërguesin 43-vjeçarin e ka vrarë policia pas denoncimit të parcelave me kanabis.

Postimi i plotë i Berishës

Bariun Alket Muhaj e ekzekutoi narkopolicia!

Ai kishte bere denoncimin fatal te parcelave te kanabisit te narkopoliceve!

“Pershendetje Dr,bariun Alket Muhaj 43 vjeç ga fshati Rabie Memaliaj qe egzektuaun me snajper sot para dite e ka vrare policia.Disa dite me pare Alketi pasi kishte denoncuar ne SHKB e qarkut Gjirokaster ka denoncuar edhe ne drejtorine e policise se ketij qarku parcelat me Kanabis ne Memaliaj te oficerve te policise se Tepelenes.Policia nderhyri ne njeren prej tyre por nderkoh pronaret me uniforme te parcelave i moren jeten me snajper sot paradite.Gjithashtu policia dha lajmin e krimit te shemtuar vetem pas gazetari Vaso dha njoftoj ne media per kete vrasje te shemtuar.Policia tani po hape lajme se esht vra per per ceshtje kullote.”

Duke shprehur ngushellimet me te thella familjes se te ndjerit per ndarjen nga jeta te njeriut tyre te dashur, renien ne fushbeteje ne luften kunder droges se zyrtareve te narkoqeverise, denoj me ashpersine me te madhe kete krim te narkoshtetit dhe bej thirrje qytetareve te ngrihemi dhe permbysim sa me shpejt kete narkobande ne pushtet me ne krye Noriegen! sb

 

Të fundit