Flash News

KRYESORE

Vrasja në Shkodër/ Lidhja fisnore e viktimës më biznesmenin Arjan Ferracaku, i ekzekutuar në shtator mbi kalë

Vrasja në Shkodër/ Lidhja fisnore e viktimës më biznesmenin

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër.

I vdekur me breshëri plumbash, një në kokë dhe një në gojë mbeti Fatos Ferracaku, ndërsa u plagos Fatmir Mehja, ndërsa të dy po pinin kafe në një lokal.

Ferracaku njihej si një tregtar peshku dhe e zhvillonte aktivitetin e tij në Merkatën e Peshkut në Shkodër. Megjithatë, policia ka nisur të hetojë edhe në një pistë tjetër, nisur edhe nga lidhjet fisnore me biznesmenin, Arjan Ferracaku , i cili u vra më 1 shtator ndërsa ndodhej mbi kalë.

Kjo pasi viktima ishte kushëri i tretë i Arjan Ferracakut.

Hetimet për Arjan Ferracakun

Pista kryesore ku janë përqendruar hetimit e Policisë, lidhet me një ngjarje të një viti më parë. Arjan Ferracaku dhe familja e tij janë pronarë të Hotel “Fantazia” në Shkodër dhe një vit më parë janë përfshirë në një konflikt me biznesin fqinj. Konflikti sipas burimeve nga Policia e Shkodrës ka qenë i përmasave të mëdha pranë këtij hoteli, i cili ndodhet pranë Urës së Bunës, aq sa është dashur ndërhyrja e Policisë.

Gjithashtu dyshimet se ndaj Arjan Ferracakut të jetë vendosur gjobë nga një grup kriminal në Shkodër i cili është shumë aktiv kohët e fundit. Por kjo gjobë jo vetëm nuk është paguar nga 30-vjeçari, por ai madje as nuk e kishte marrë parasysh. Vrasja e Arjan Ferracakut sipas të dhënave nga grupi hetimor, besohet se është ndërmarrë nga një grup kriminal, i mirëstrukturuar në Shkodër.

Të fundit