Flash News

KRYESORE

Vrasja në Tiranë/ Publikohen fotot e viktimës dhe autorit të ngjarjes

Xhafer Mata, 31 vjeç, është autori i vrasjes së Xhuljeta Çunit, 19 vjeç. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e ‘Don Boskos’, në kryeqytet.

31 vjeçari është me origjinë nga Novoseja e Kukësit, ndërsa 19 vjeçare ishte nga zona e Milotit. Ai kishte pak muaj që ishte diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës.

Pasi ka qëlluar për vdekje Xhuljetën me armë zjarri, Xhaferi raportohet se ka ecur për disa metra në gjendje të rëndë psikologjike dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Autori ndodhet aktualisht në spital, në gjendje të kritike për jetën.

Vrasja në Don Bosko, tragjedia përsëritet 6 muaj pas vrasjes së Arielës nga ish-i dashuri te Fakulteti i Mjekësisë

Të fundit