Flash News

KRYESORE

Vrasja në Vlorë, policia arreston 23 vjeçarin e dyshuar

Vrasja në Vlorë, policia arreston 23 vjeçarin e dyshuar

Policia e Kapshticës ka arrestuar sot shtetasin Eljaso Çela, 23 vjeç, pasi dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Ergys Gjioveshaj, në prill të këtij viti.

Policia njofton se ndalimi i 23 vjeçarit u bë pasi rezulton i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e datës 20.04.2017, ndodhur në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë, ku në ambjentet e një lokali është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Gj si edhe janë plagosur tre shtetas të tjerë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë konsumuar elementë të veprave penale : "Vrasja në rrethana cilësuese" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 79/dh; 278 të Kodit Penal. Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këtë rast ndjek Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Të fundit