Flash News

KRYESORE

Vrasja për një vend parkimi, arrestohet autori i dyshuar i ekzekutimit në Laç

Vrasja për një vend parkimi, arrestohet autori i dyshuar i ekzekutimit

24 orë pas vrasjes së 24-vjeçarit që tronditi qytetin e Laçit, policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia e Kurbinit njofton se ka arrestuar shtetasin me inicialet E.K, 32 vjeç, banues në Tiranë. 24-vjeçari, Viktor Shkorreti, u qëllua me breshëri automatiku mbrëmjen e kaluar dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Sipas dëshmive, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për një vend parkimi mes dy të rinjve dhe për pasojë 32-vjeçari nga Tirana ka marrë armën e zjarrit automatike dhe ka qëlluar me disa plumba 24- vjeçarin Shkorreti.

Të fundit