Flash News

KRYESORE

Vrasja me silenciator në ish-Bllok, nga emigrimi në Zvicër, tek konfliktet për borxhin, ku po heton policia

Vrasja me silenciator në ish-Bllok, nga emigrimi në Zvicër, tek

Kryeqyteti është tronditur sot nga një atentat me armë zjarri, ku viktimë ka ngelur një 64-vjeçar. Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth vrasjes së shtetasit Memli Begalla nga Progonati i Tepelenës, i cili u gjet i shtrirë në trotuar më rrugën ‘Nikolla Tupe’, në zonën e ish-Bllokut.

‘BalkanWeb’ mëson se viktima, që më parë kishte emrin Afrim Begalla, pronar i një pikë shitje gomash në zonën e Yzberishit në autostradë. Po ashtu ai kishte edhe një biznes në qendër të Tiranës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që atentatorët të kenë qëlluar me silenciator, ndërsa thuhet se Begalla ka qenë në Zvicër, ndërsa dyshohet se vrasja lidhet me konflikte të së shkuarës. Nga hetimet e deritanishme, pista ku po heton policia është ajo e një borxhi të pakthyer.

 

Si ndodhi ngjarja

Viktima, ishte duke hipur një makinë, kur është qëlluar me silenciator në parkimin e nëndheshëm të një pallati. Ndërkohë nuk dihet ende nëse ai ishte banor i zonës apo kishte dalë në ish-Bllok. ‘BalkanWeb’ mëson se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas autorët janë larguar, ndërsa e kanë goditur në kokë. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona./BW

Të fundit