Flash News

KRYESORE

Vrasja te Liqeni/ “Haxhiu e ofendoi rëndë Islamin dhe e goditi”, zbardhet dëshmia e të arrestuarit

Vrasja te Liqeni/ “Haxhiu e ofendoi rëndë Islamin dhe e

Sot është arrestuar Myftar Pasha, 56-vjeç, i cili akuzohet për moskallëzim krimi, lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit, Haxhi Baxhinovski. Pasha është shok me autorin e vrasjes, Islam Myrtaj.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Të shtunën pasdite më mori në telefon, më pyeti ku je. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi me shoqëroi. Ishim duke ecur të dy, kur përballë pamë Haxhi Baxhinovskin me të birin. Islami me tha: “Boo kush duron këtë, do më kujtojë lekët”.

Kur Haxhiu u afrua e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshën të 2 dhe pastaj Islami nxorri pistoletën dhe qëlloi 4 ose 5 herë. Sapo qëlloi, Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai, bën me dije 'BalkanWeb'.

Të fundit