Flash News

KRYESORE

Vrasje me armë zjarri në Dibër, i riu qëllohet për vdekje në oborrin e shtëpisë

Vrasje me armë zjarri në Dibër, i riu qëllohet për

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e njësisë administrative të Maqellares në Dibër. Një i ri është gjendur i vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, është qëlluar për vdekje me armë zjarri 32-vjeçari me inicialet E.K.

Sapo janë njoftuar, blutë e Dibrës janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Deri tani shkaqet mbeten ende të paqarta, ashtu si edhe autori është ende i panjohur. Megjithatë, në të gjithë zonën janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për të rënë në gjurmët e autorit, apo autorëve.

 

Të fundit