Flash News

KRYESORE

Vrasje e paralajmëruar, gjyqtarja Fildes Hafizi nuk i shpëton atentatit të dytë të ish-bashkëshortit

Gjyqtarja Fildes Hafizi nuk i ka shpëtuar atentatit të dytë të ish-bashkëshortit të saj, Fadil Kasemi. Hafizi, 39 vjeçe, u vra mesditën e sotme në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë. Në vitin 2015-të, ajo i shpëtoi vrasjes në një lokal në Golem, kur iu lut Kasemit të mos i linte fëmijët jetimë dhe falë ndërhyrjes së kalimtarëve, Hafizi arriti t'i largohej armës së ish-bashkëshortit. 

Fildes Hafizi mori dy vite më parë urdhër mbrojtje që vazhdonte të ishte në fuqi. Fildes Hafizi dhe Fadil Kasemi ka qenë për disa vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve të mitur. Ata u ndanë pak vite më parë për shkak se gruaja akuzonte burrin për dhunë të vazhdueshme. 

Dy vite me urdhër mbrojtje, si Fildes Hafizi i shpëtoi në 2015-ën vrasjes, djali i mitur u përlesh me babain

Njoftimi i policisë:

Policia arreston 53 vjeçarin autorin e vrasjes së ish-bashkëshortes. Më datë 31.08.2017 shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish bashkëshorten, shtetasen F.K, 39 vjeç e cila ka mbetur e vrarë.

Është sekuestruar arma e krimit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshmë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Të fundit