Flash News

KRYESORE

“Vrasje kundër dy ose më shumë personave”, policia publikon fotot e dy shqiptarëve të shumëkërkuar

Policia e Shtetit publikon fotot e dy personave të shumëkërkuar për vrasje dhe të dënuar në mungesë nga gjykata me burg përjetë.

Një prej tyre është Gleron Jahjolli. Sipas policisë, në datën 23 tetor 2001, në dalje të fshatit Menkulas, Devoll, në bashkëpunim me shtetasin E. J., ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, brenda të cilit ndodheshin 3 shtetas, konkretisht shtetasi A. N. (drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i vdekur) dhe pasagjerë shtetasit J. K. dhe R. N.

Gleron Jahjolli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Një tjetër i shumëkërkuar është Fran Prendi

Në datën 9 mars 1992, në vendin e quajtur “Rezervuari i qytetit”, Pukë, shtetasi Fran Prendi ka vrarë për motive të dobëta shtetasin H. B.

Shtetasi Fran Prendi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vrasja me dashje, për motive të dobëta”. Ai është dënuar me burg përjetë.

Të fundit