Flash News

KRYESORE

Vrasje me armë zjarri në Lezhë, policia identifikon autorin, mik i familjes së viktimës

Vrasje me armë zjarri në Lezhë, policia identifikon autorin, mik

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë.

Një person është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Gjin Marku.

Policia në njoftimin paraprak sqaron se autori është identifikuar si T. Gj., i cili njihet edhe si mik në familjen e viktimës, ndërsa ngjarja ndodhi për motive banale.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë. Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij

Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tjetër krim me armë në Krastë

Po ashtu, në mesnatë një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në Krastë të Martaneshit.

Një 27-vjeçar qëlloi në drejtim të një banese pas konfliktit me të zotin e shtëpisë, por një plumbi kapi fëmijën e këtij të fundit, 6-vjeçar. I mituri ndodhet rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të fundit