Flash News

KRYESORE

Vrasje me thikë në Shkodër, humb jetën 54-vjeçari

Vrasje me thikë në Shkodër, humb jetën 54-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një 54-vjeçar është vrarë me thikë nga një person.

Ngjarja ka ndodhur në  vendin e quajtur “Ura e Thive” dhe sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi me inicialet P.F, dhe autori dyshohet se është shtetasin me iniciale F.P.

Dyshohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa janë ngritur postblloqe për kapjen e autorit.

Të fundit