Flash News

KRYESORE

Vrasje në orët e vona në Shijak, dyshimet e para të policisë

Vrasje në orët e vona në Shijak, dyshimet e para të

Vritet me thikë një 65-vjeçar në Shijak dhe plagoset vëllai i tij në Xhafzotaj të Shijakut.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, ku sipas të dhënave të para të policisë, dy vëllezërit janë konfliktuar me një person ende të paidentifikuar, i cili mendohet se kishte shkuar në banesën e tyre për të vjedhur.

“Më datë 29.07.2020, rreth orës 23:05, në Xhafzotaj, Shijak, shtetasit F.Ç., 65 vjeç dhe F.Ç., 63 vjeç (vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, ku shtetasi F.Ç., 65 vjeç, si pasojë e plàgëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Polícia.

 

Të fundit