Flash News

KRYESORE

'Vrasje në tentativë e policëve'/ Prokuroria ‘zbut’ akuzat për Suel Çelën, çfarë kërkoi sot

'Vrasje në tentativë e policëve'/ Prokuroria

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 7 vite burg për Suel Çelën. Ai do të gjykohet pasi kundërshtoi forcat e policisë dhe ushtrim të dhunës ndaj tyre, në vitin 2017 në Elbasan.

Prokuroria për Krime të Rënda rrëzoi akuzat edhe për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin, me pretendimin se nuk u gjet e provuar akuza e vrasjes së punonjësit të policies. Për Bektashin dhe Xhaferrin u kërkuan 6 vite burg.

Kështu janë rrëzuar akuzat nga vrasje ndaj punonjësit të policisë mbetur në tentativë, në kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës.

Çela konsiderohet nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë.

Kujtojmë se në shtator të 2017-s, në portën e tregut Agroushqimor në Elbasan, një audi i blinduar goditi makinën e drejtorit të policisë, Gjergji Oshafi. Makina drejtohej pikërisht nga Suel Çela, djali i pronarit të tregut.

Po sjellim edhe njëherë pamjet nga ngjarja në 2017-ën, në kronikën e tv Klan

https://www.youtube.com/watch?v=sXZjguKpyRs&feature=player_embedded

Të fundit